Ora News – Durrës, mjekët në protestë për kolegun e dhunuar: Duam mbrojtje 24 orë me policë
  • 5 years ago
#oranews #mjeket #durres
Mjekët e Spitalit të Durrësit kanë dalë në protestë për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre Gerald Koka dy ditë më parë.

Mjeku Koka u godit nga dy pacientë të përfshirë në sherr me njëri-tjetrin ndërsa ushtronte detyrën e tij.

Pacientët e dehur mësohet se u konfliktuan në urgjencën e spitalit të Durrësit dhe mjeku i turnit u përpoq ti ndajë por njëri prej tyre e ka goditur me tullë në fytyrë. Mjeku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraditen e sotme mjekët protestuan jashtë ambienteve të spitalit të Durrësit duke kërkuar mbrojtje 24 orë me policë.

"Kërkojmë të rriten masat e sigurisë në spital dhe në shërbimin e urgjencës. Do të donim të ishte e pranishme policia e shtetit 24 orë, të paktën në shërbimin e urgjencës, në mënyrën që edhe ne ta kryejmë detyrën e qetë ndaj pacientëve. Ne vëmë theksin tek rritja e sigurisë në ambientin e urgjencës. Kërkojmë të sigurohemi, të mbrohemi sepse po ushtrohet dhunë çdo ditë nga qytetarët kundrejt mjekëve. Mjeku është aset dhe duhet mbrojtjur. Ju bëj thirrje që të mbrohemi sepse as në kohë lufte bluzat e bardha nuk preken. Ne jemi për shërbim dhe jo për tu dhunuar" thanë mjekët
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dhunohet-mjeku-ne-spitalin-e-durresit-koleget-dalin-ne-proteste
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended