Report TV - Protestë për kolegun e dhunuar, mjekët në Durrës pezullojnë për 1 orë punën
  • 5 years ago
Mjekët e spitalit Rajonal të Durrësit kanë dalë në protestë mëngjesin e kësaj të hëne, duke u solidarizuar me kolegun e dhunuar dy ditë më parë, Gerald Kola.

Mjeku u godit nga familjarët e pacientëve teksa ushtronte detyrën e tij në repartin e urgjencës në spitalin e Durrësit, pas një konflikti mes dy personave që ishin të dehur.

Mjekët thonë se ndjehen të kërcënuar çdo ditë.

Mjekët e Durrësit kanë pezulluar punën për një orë, teksa kërkojnë mbrojtje nga strukturat për të ushtruar detyrën.

Gerald Kola, ndërhyri për të shuar sherrin mes familjarëve, dhe u qëllua me tullë në kokë nga njëri prej tyre.

Një ditë më parë, edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dënoi dhunën ndaj mjekut dhe theksoi se duhet të zbatohet orari i vizitave të familjarëve të pacientëve i cili u vu në zbatim dy ditë më parë.
Recommended