Ruci, Godo, Ngjela për pasurinë e deputetëve - (22 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Brenda këtij viti deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit do tu verifikohen pasuritë që do të deklarojnë para komisionit të ngritur dje pasditë në parlament. Për herë të parë PD është përfaqësuar në komisionin e verifikimit të pasurive prej 9 anëtarësh me deputetin Murrizi. Socialistët përfaqësohen me Shahollarin dhe Çakën, socialdemokratët me Bejten, KLSH me Ymer Stafën, qeveria me Vajid Lamen dhe Dhimitër Priftin ndërsa Gjykata Kushtetuese me Artan Gjylbegun e Artan Shehun.

Propozimin e Malaj për kryesimin e komisionit të verifikimit të pasurive nga Berisha, kreu i grupit parlamentar socialist Ruçi e shpjegon.

Gramoz Ruçi:- ?Normalisht Berishën duhet ta propozonte grupi i tij parlamentar. Grupi parlamentar nuk e propozoi, propozimi i deputetit Malaj nuk pati asnjë pro dhe asnjë kundra, kështuqë nuk mund të hidhet në votim?.

Sipas Ruçit pas verifikimit ky komision padit pushtetarët me pasuri të pajustifikueshme në prokurori, ndërsa të implikuarit largohen nga detyrat. Republikani Godo dhe legalisti Ngjela janë pesimist përderisa në këtë komision nuk ka përfaqësim të barabartë pozitë-opozitë.

Sabri Godo:- ?Prapë u zgjodhën tre veta nga mazhoranca dhe një njeri nga minoranca. Për mua do të ishte mirë të ishte bërë kjo 50% me 50%?.

Spartak Ngjela:- ?E njëjta valle kot. Një gjë kot pa asnjë vlerë. Gjithsecili shkruan letër, as hetohet as nuk bëhet asnjëgjë. Përfundimisht do hetohet ose jo korrupsioni. Do ta hetoj ky parlament apo parlamenti apo parlamenti që vjen?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Recommended