Parlament, pasuritë e deputetëve - (15 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

20 deputet të parlamentit të parlamentit aktual nuk i kanë rrëfyer pasuritë para komisionit të verifikimit. Kreu i këtij komisioni Shahollari, ka raportuar sot në parlament për varfërinë e të zgjedhurve nga populli, pjesa më e madhe në ato momente pinin kafen e parlamentit.

Deputetët kishin paraqitur të dhëna minimale, për pasurinë ku banojnë, pasurinë bankare dhe veprimtarinë tregtare. Në interpelancë në parlament është paraqitur kryefinancier Angjeli. Ai tha se të ardhurat nga biznesi i vogël dhe ai i mesëm përbëjnë 4.5% të të ardhurave të buxhetit të shtetit. Ka kundërshtuar Angjelin reformatori demokrat Xhaferri i cili tha se shteti u merr biznesmenëve të vegjël kredi pa interes.

Angjeli ka paraqitur më pas masat e qeverisë Meta, për heqjen e varfërisë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended