Debate në parlament, Meta për thesarin - (17 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Debate të ashpra sot në parlament mes deputetëve të opozitës, kryeparlamentarit Gjinushi dhe socilistëve për vjedhjen e thesarit nga tunelet e Krrabës. Pas largimit të nënkryetares Topalli nga parlamenti e cila kërkoi debat për këtë çështje, kryeministri Mëta pranoi se një pjesë e dokumentave që ka paraqitur kryetari i PD Sali Berisha për thesarin janë të vërteta.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Në këtë rast paska qenë e vërtetë dhe zoti Berisha e ka ditur përpara meje dhe përpara shumë të tjerëve që thesari qenka dëmtuar dhe qenka vjedhur, madje ka treguar edhe histori se si është vjedhur, që ka treguar se ka një informim të plotë për këtë çështje. Unë e ftoj zotin Berisha dhe PD që ka informacione të plota që të bashkëpunoj me prokurorinë, që të tregojnë nga i dinë këto informaione, në mënyrë që të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj të vërtete. Në të kundërt atëhere mendoj se ata rëndojnë veten e tyre?.

Për vjedhjen e thesarit me vlerën 2.8 milion dollarë tha Meta jam informuar më 7 Prill të vitit 2000. Sipas tij statusi i objektit ku ruhej thesari në Krrabë ka ndryshuar para vitit ?97. Reformatori Pollo e nxori kryeministrin Meta gënjeshtar në raport me ministrat dhe krerët e PS.

Deputeti Pollo shtoi se fakti që preket një objekt i rëndësisë së veçantë siç është thesari i shtetit bën përgjegjës kryesore qeverinë. Ndërsa deputeti Malaj propozoi krijimin e një komisioni parlamentar hetimor të drejtuar nga opozita për hetimin e çështjes së humbjes të thesarit të shtetit./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended