Debate ne Parlament (5 Maj 2000)

  • 4 years ago
Është acaruar së tepërmi sot pasdite në Parlament konflikti mes Pozitës dhe Opozitës në diskutimin për projektkodin e ri elektoral. Në diskutimin e tij kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i është drejtuar deputetëve socialistë se me projektkodin elektoral, ato po mbrojnë krimet e tyre. Berisha ka deklaruar se me të ardhur në pushtet kusarët do të përfundojnë burgjet e Spaçit dhe Burrelit.
Vilat tuaj ka thënë Berisha kundrejt socialistëve do ti prishim jo vetëm me rruspa, por edhe me tritol. Berisha ka akuzuar Finon e Malajn se kanë përfituar nga Shemsie Kadria. Pas deklaratës së Berishës ka reagur deputeti Braçe duke deklaruar se ka të drejtë Berisha përderisa socialistët nuk e kanë denoncuar në Prokurori.
Ndërkohë në Parlament nga diskutimet për projektkodin e ri elektoral, pikat kanë të bëjnë me statusin e njëjtë juridik të kryetarëve dhe nënkryetarëve me kryetarët e komisioneve zgjedhore me firmosjen e fletëve të votimit dhe procesverbaleve. Pozita dhe Opozita kanë rënë dakort në parimin për kufirin elektoral që detyrojnë partitë që fitojnë më pak se 2.5 % të votave të kthejnë paratë e marra për fushatën elektorale.
Megjithë kundështimet e Opozitës mazhoranca socialiste e ka konsideruar nenin 17 për komisionin qëndror të zgjedhjeve nen kushtetues duke ngushtuar së tepërmi hapësirat për kompromis.

Gazetar: Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended