Ora News – Pasuritë e deputetëve, të verifikohen edhe pas lënies së mandatit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Të gjitha bizneset që kanë një xhiro mbi 2 mln lekë në vit do të duhet që trasaksionet ti bëjnë vetëm nëpërmjet bankave. Ky është një detyrim i ri i propozuar nga ministria e Financave në ligjin për procedurën tatimore, që synon të ul përdorimin e parave në kanale informale.

Ish-drejtori i Tatimeve Artur Papajani shpjegon se ky është një rikthim i ligjit të 93 dhe në rast se nuk zbatohet parashikon edhe një sërë penalitetesh.

Papajani: Në rast se nuk do të kenë hapur një llogari bankare, kemi parë që ka dhe penalitete që variojnë nga 50 mijë lekë dhe lart.

Edhe pse këto ndryshime vlerësohen të rëndësishme për të kufizuar paratë informale eksperët shprehen se paratë KESH do të vijojnë të përdoren.

Papajani: Janë shumë biznese, pothuajse pjesë më e madhe kanë llogari bankare, sepse herë pas herë mund të jenë të detyruara të bëjnë transaksione. Por të dalësh jashtë Tiranës as mund ta imagjinojnë fjalën llogari bankare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pasurite-e-deputeteve-te-verifikohen-edhe-pas-lenis-se-mandatit

Recommended