Ora News-Berisha flet për djegie të mandatit të deputetëve: Rama më bëri pritë në Parlament

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PD, Sali Berisha tha se Rama sot i bëri pritë në Parlament. Ai i bëri thirrje deputetëve të opozitës të djegin mandatin.

Berisha: Së pari nëpërmjet jush dua të sqaroj çdo shqiptar se sot në parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje. Kërkova fjalën për procedurë, kryetari i parlamentit më kërkoi që të flisja pas parafolësit dhe kështu u veprua. U nisa për të thënë tre minuta fjalët e mira për procedurë. Rama urdhëroi mercenarët, shefin e rojeve të gardës dhe bëri një pritë gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Parlamenti. Pra pasi kryetari i jep fjalën, një fundërinë urdhëron rojet dhe dalin për të më penguar. Kjo ka një domethënie se kjo opozitë në këtë parlament e dhunuan në këtë shkallë ekstreme. Nuk ka bashkëjetesë dhe i lind e drejta me këtë që bëri sot Edi Rama dhe emërimin e tij si prokuror të marrë çdo vendim për të përmbysur narkoregjimin e Ramës. Unë e siguroj opozitën se kurrë në pushtet nuk vjen nëse nuk e sjellin ata gra dhe burra që kanë ardhur nga mbarë Shqipëria për të mbrojtur parlamentin e tyre. Në parlament me banditë të cilët vënë prita deputetëve mund të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve dhe kjo sepse nuk ka ndodhur kurrë që deputetit ti organizohet pritë në parlament. Këto vendimi i merr grupi. Unë po bëj deklaratën time që në këto kushte opozita vetëm sa i largohet pushtetit dhe qëllimeve të saj dhe bëhet një horizont e i pakapshëm kur asaj i dhunohen në këtë mënyrë të drejtat më elementare të saj.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berisha-rama-beri-prite-ndaj-meje-deputetet-e-opozites-te-djegin-mandatin

Recommended