'Më bëri pritë'/ Noka flet pas daljes së përgjimeve: Ja përse shkova te shtabi i PS-së në Dibër

  • 5 years ago
"Ajo që është thelbësore dhe alarmante në këtë situatë është që pas cdo përgjimi, fshihen qeveritar të lartë të pushtetit dhe kulmojnë me përfshirjen e kryeministrit, ministrave dhe deputetëve. Blerja e votës nuk ka qenë spontane apo e lokalizuar diku, po dalin cdo ditë dhe Bild po i bën publike, pasi gjithcka është e kapur nga Rama në Shqipëri. Skandalet janë ulëritëse ku përfshihet direkt kryeministri në blerje, manipulim dhe shantazhim. Vjedhja e votave ka qenë e instrumentalizuar nga krimi në pushtet dhe arkitekti ka një emër; Edi Rama. Unë kam qenë dëshmitar i një ngjarje të tillë.

Kishim informacione nga banorë të zonës nga qytetarë të Maqellarës, cdo ditë që intimitoheshin dhe kërcënoheshin nga ky Arben Keshi, shefi i komisariatit Robert Ago, kush nuk pranonte blerjen, ishin dy persona, zyrtarë të lartë të shtetit, i vrëtetojnë përgjimet. Ju dëgjoni Arben Keshin, por është edhe Ago, që kishte shkura derë më derë dhe paganin para dhe kush nuk pranonte këta e kërcënonin. Kam pasur atë ditë disa qytetarë me vete dhe doja ti ballafaqoja pse i kërcënoni? Ata kërkonin që ti ballafaqonim pasi u kërcënuan nga këta dy persona. Dhe unë isha i detyruar ti kontaktoj. Kisha një informacion se thasët me para i kishte në makinë dhe e pranon edhe vetë ai se iku për dy minuta, se mund ta kishim kapur me thasët me parë.

Kishte mes banorëve dhe njërit prej ushtarëve të këtyre që merrej me shit blerjen e votave. Incident normal sikur ndodh në fushatë. Isha dëshmitar i kësaj maskarade. Atë ditë dolëm se kishim informacion se kishte thasë me para. Më pas shefi i komisariatit u gradua, ndërsa për këtë Keshin nuk kam informacion. Në përgjime te tjera del se këta të dy kishin të gjithë zonën në patronazh për kanabisin" thotë ai.

Recommended