17 vrasje pas daljes nga karantina | Lajme - News

  • 4 years ago
Me përfundimin e karantinës dhe rikthimin e normalitetit, krimi u rikthye me të njëjtat ritme si para pandemisë. Të dhënat tregojnë se që nga fillimi i vitit në Shqipëri kanë ndodhur 29 vrasje me dashje, 3 më pak në krahasim me një vit më parë.

Nga të dhënat që Televizioni Klan ka marrë nga Policia e Shtetit nga muaji Maj deri në fillim të Gushtit kanë ndodhur plot 17 ekzekutime. Pjesa më e madhe e ngjarjeve kriminale janë në Durrës, në Laç, Elbasan, por edhe në Tiranë.

Ekspertët kriminalistikë të policisë thonë se pati një rritje të menjëhershme të vrasjeve, pasi në vend rifilluan të lehtësoheshin masat për lëvizjen e qytetarëve.

Vrasjet më të rënda që kanë ndodhur pas lehtësimit të masave, është ekzekutimi i dyfishtë në Laç, ku u vranë, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Edhe Elbasani iu rikthye ngjarjeve të rënda kriminale me atentatin ndaj Ardjan Çapjes, ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Florian Lamçes.

Tirana u trondit mbrëmjen e 8 Qershorit me vrasjen e Hekuran Billës, ndërsa në Durrës u vranë dy vëllezërit Haxhija. Rritja e vrasjeve pas karantinës sipas policisë ka ardhur për shkak të larjes së hesapeve, hakmarrjes apo konfliktet që kanë grupet kriminale me njëri-tjetrin.

Zonat ku ndodhën më shumë ngjarje kriminale janë Elbasani, Laçi, Lezha, Tirana dhe Durrësi.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended