Gjiknuri: Prishja e objekteve në Unazën e Re, pas daljes së VKM-së - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri Gjiknuri ka deklaruar se nuk do të ketë prishje të banesave të banorëve të Unazës së Re pa dal si fillim VKM-ja për shpronësimet.Ai deklaroi në Komisionin e Ekonomisë, se pastrimi i zonës do të bëhet, pasi të bëhen shpronësimet, por pohoi se nuk ka nisur ende as njoftimi dhe as puna prishjen e objekteve.Sipas ministrit masterplani i Unazës së Re është bërë qysh në vitin 1989, ndërsa u kërkoi banorëve që të bashkëpunojnë me ARRSH për shpronësimet.Ai tha se 180 objekte do të shpronësohen, duke e cilësuar kështu ndërtimin e Unazës si ?aortën? e gjithë Shqipërisë.Gjiknuri shtoi se po tentohet pengimi i zhvillimit të këtij projekti të rëndësishëm.

Recommended