RTV Ora - Veliaj: Qyteti ka nevojë të pastrohet edhe pas 30 qershorit, jo peng i aventurierëve
  • 5 years ago
#rtvora
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit janë shumë të rëndësishme për të vijuar mbarëvajtjen e punëve në qytet.

Në aktivitetin "Forcimi i dialogut mbi financat e qeverisjes vendore? Veliaj tha se dita e votimit do të jetë një ditë për të ballafaquar idetë dhe për të mbajtur fokusin tek nevojat reale të qytetarëve.

?Shpresoj shumë që në 30 qershor të kemi alternativa konkrete se si mund t?i bëjmë qytetet tona më të mira. Le të mos i ngatërrojmë dramat e disa politikanëve me nevojat që ka qyteti për t?u pastruar çdo ditë, që të hapen çerdhet, kopshtet dhe shkollat, që qyteti të çelë sezonin turistik. Ne nuk mund të themi që për hir të partisë nuk do të pastrojmë Tiranën nesër sepse kështu kemi vendosur. Ndaj, këto 38 ditë është momenti për të reflektuar dhe duhet ta falenderoj publikisht USAID-in dhe Ministrinë e Financave që na ka dhënë dokumentin më të mirë të reflektimit dhe të përballjes me zgjedhësit tanë në 30 qershor?, deklaroi Veliaj.

Ai nënvizoi se nëse zgjedhjet nuk mbahen në datën e përcaktuar, atëherë pas kësaj date nuk mund të ofrohen shërbimet për qytetarët e Tiranës, ndërsa shtoi se qyteti nuk mund të futet në një qorrsokak aventurierësh.

?Nuk jemi vetëm një turmë militantësh të kuq dhe blu, por jemi edhe njohës të ligjit, sepse kemi shërbyer 4 vite në bashkitë tona. Ju e dini fare mirë që mbas datës së betimit nuk mund të nënshkruajmë asgjë, as për hapjen e varreve të reja, sepse duam s?duam nesër do të ketë nevojë për varre të reja, as për të çuar qumështin, sepse duam s?duam ne, fëmijët duan të pijnë qumësht në çerdhe e kopshte, kështu që futemi në qorrsokak ligjor prej aventurierësh?, tha Veliaj.

Gjithashtu, kryebashkiaku Veliaj theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë vetëm për bashkinë, por edhe për entet e tjera që shërbejnë për qytetarët. Ai solli në vëmendje rastin e UKT-së, e cila falë performancës së saj financiare bëri të mundur që të sigurojë vetë kredinë e BERZH-it për të kryer disa investime shumë të rëndësishme.

Veliaj u bëri thirrje kryebashkiakëve të tjerë që të shfrytëzojnë bashkëpunimin me komunitetin e biznesit për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet ndaj qytetarëve të tyre.

?Unë mendoj që nëse secili prej nesh të ushtrojë autoritetin si drejtues i pushtet vendor, jam i bindur se do të marrim maksimumin edhe nga privatë, të cilët mund t?i adoptojmë për punë të vogla. Kështu bëmë çerdhet dhe kopshtet, po ashtu edhe konviktet?, u shpreh Veliaj.

Ai vlerësoi edhe reformën administrative territoriale të ndërmarrë nga qeveria që ka sjellë jo vetëm ulje të shpenzimeve, por edhe një administrim më të mire të financave.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-qyteti-ka-nevoje-te-pastrohet-edhe-pas-30-qershorit-smund-te-jete-peng-i-aventuriereve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sP...
Recommended