Report TV -Zgjedhjet vendore të 30 qershorit/ Veliaj numri dy në fletën e votimit
  • 5 years ago
Në një kohë që opozita e bashkuar ka djegur mandateve dhe ka bojkotuar '30 qershorin', Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt zgjedhjeve lokale. KQZ ka miratuar në mbledhjen e sotme fletën e votimit për zgjedhjet vendore. Ndryshe nga e kaluara, në 30 qershor në garë në pjesën më të madhe të bashkive garojnë të vetëm kandidatë të Aleancës për Shqipërinë Europiane (ASHE) dhe në një pjesë të vogël të tyre kandidatë nga Bindja Demokratike.

Kështu, për bashkinë e Tiranës numri një në fletën e votimit do të jetë Arben Skënderi i BD, e ndërsa numrin dy do ta mbajë kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj. Në Bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari e BD do të jetë e para dhe Valbona Sako e PS do të jetë nr.2. Një tjetër Bashki ku në garë do të jenë dy kandidatë është ajo e Korçës, ku sërish kandidati i Bindjes Demokratike, Leonard Olli do të jetë i pari në fletë e ndërsa Sotiraq Filo i PS i dyti. Sa i përket Vlorës, Leli do të ketë numrin 1, e ndërsa Valbona Mezini e BD numri 2.

Ndërkaq, në Bashkitë Fier, Lushnje, Elbasan, PS nuk ka një konkurrent. Armando Subashi i Fierit, Fatos Tushe i Lushnjes, Valdrin Pjetri i Shkodrës dhe Gledjan Llatja i Elbasanit nuk kanë një kundërshtarë përballë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Recommended