Report TV - Ekskluzive/ Pasuritë marramendëse të deputeteve të rinj

  • 6 years ago
Parlamentit Shqiptar, në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, i janë bashkuar disa pasanikë të rinj. Duket se jo rastësisht, krerët e forcave kryesore politike, kanë përfshirë në listat fituese, njerëz me fuqi të madhe ekonomike. Shqiptarja.com publikon ekskluzivisht pasurinë e të tjerë ligjvënësve, të cilët kanë marrë për herë të parë mandatin e deputetit në 2017. Agron Shehaj, deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, posedon një pasuri prej dhjetëra miliona euro, rrjedhojë e aktivitetit në fushën e biznesit.

Deputeti demokrat deklaron një apartament në Milano, me sipërfaqe 204 m2, me vlerë 1 905 000 euro. Shehaj deklaron të drejta të arkëtueshme vetëm në shoqërinë Sestante Holding srl, me vlerë mbi 17 milionë euro. Si burim, deputeti referon shitjen e aksioneve në disa kompani me vlerë mbi 11 milionë euro. Ligjvënësi deklaron llogari banakre në Cassa Rurale Renon, në Itali, në vlerën 259 mijë euro, llogari banakre në Intesa San Paolo Bank, në Itali, në vlerën 347 mijë euro si dhe një llogari banakre në Intesa San Paolo Bank në Shqipëri, në vlerën 338 mijë euro. Gjithashtu, deputeti demokrat deklaron të drejta të arkëtueshme në dy shoqëri të tjera në vlerat 300 mijë euro dhe 378 mijë euro.

Recommended