Report TV -Ekskluzive/ Rrëfimet e të afërmve të pacientëve te 'Shefqet Ndroqi'
  • 3 years ago
TIRANË- Vetëvrasja e dy pacientëve në spitalin "Shefqet Ndroqi" nuk ka zbehur besimin e familjarëve për bluzat e bardha. Për ta, mjekët janë heronj dhe ngjarje të tilla nuk ua zbehin këtë "superfuqi"... Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka sjellë një panoramë të qartë të asaj që ofrohet në spitalin "Shefqet Ndroqi", pak orë pas ngjarjes që tronditi opinionin publik, ku një pacient u hodh nga kati i katërt. Përtej kangjellave të spitalit qëndrojnë familjarët, të cilët në respekt të orarit të caktuar nga spitali, sjellin ushqime apo veshmbathje, sipas kërkesave të vetë pacientit, ndërkohë, që dera kryesore është blinduar nga uniformat blu.
Recommended