Gjykata Kushtetuese kunder deputeteve me dy funksione - (3 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Deputetëve që u ka shkuar ndërmend të kandidojnë për kryetar komune apo bashkie në zgjedhjet lokale të Tetorit duhet të heqin dorë nga detyra që zotërojnë. Në bazë të kërkesës të 35 deputetëve, Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar funksionin e deputetit, të papajtueshëm me atë të kryetarit të bashkisë apo komunës.

Në lidhje me këtë vendim kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu u shpreh:

Fehmi Abdiu, kryetari i Gjykatës Kushtetuese:- ?Kryetari i komunës, kryetari i bashkisë, nuk mund të kandidojë për t?u zgjedhur për deputet, në zonën ku ai ushtron pushtetin ku është i zgjedhur, në qeverisjen vendore. Deputeti nuk mund të kandidojë për t?u zgjedhur në të njëjtën kohë edhe kryetar komune ose kryetar bashkie. Mandati i deputetit dhe mandati i kryetarit të komunës apo bashkisë, janë mandate të papajtueshme me njëra-tjetrën?.

Përsa i përket pozitës juridike të ministrave që nuk janë deputet, Gjykata Kushtetuese ka vendosur t?i jap të drejtë parlamentit për të votuar heqjen e imunitetit dhe fillimin e ndjekjes penale ndaj tyre. Sipas kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, kërkesa për marrjen e autorizimit për ndjekjen penale të personave që gëzojnë imunitet, i drejtohet parlamentit nga vetë gjykata, të cilës i është depozituar kërkesa e të dëmtuarit akuzues./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended