Opozitarët Ruli, Bushati e Ngjela për IRI - (19 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Emrat e përfaqësesve të opozitës shqiptare që do të udhëtojnë drejt Lubjanës të ftuar nga amerikanët nuk janë më sekret. Në listën prej 20 emrash bien në sy emra të politikës shqiptare që nga ish-kryeministri Meksi, ish-ministri i Financave Ruli dhe deri te kreu i lëvizjes reformatore Genc Pollo. Instituti Republikan Amerikan, ndoshta ka menduar që të diskutoj në këtë seminar me të ftuarit mundësinë e krijimit të ri opozitar në shqipëri.

Nga 20 të ftuarit kanë konfirmuar vetëm 16 prej tyre. Fatmir Mediu i PR, Namik Kamberi i PR, Robert Çeku i PR, Mark Roqi PD, Aleksandër Meksi PD, Nard Ndoka PD, Ferdinand Xhaferri PD, Agron Mile PD, Luljeta Musabelliu PD etj. Ndërkohë nuk kanë konfirmuar pjesmarrjenemra të cilët brenda PD shihen si mbështetës të kreut demokrat Berisha, si Bamir Topi, Engjëll Dakli, Roland Bego, Fred Olli. Për këtë flet Genc Ruli.

Genc Ruli:- ?Për mendimin tim lista është mëse e balancuar. Me të vërtetë nga PD janë ftuar individ të ndryshëm që nëse do i ndajmë në krah reformat dhe jo reformatorë është e balancuar numri i njerëzve të ftuar. Po kështu edhe nga partitë e tjera, janë ftuar kryesisht politikan të rinj, që kanë demostruar një sjellje të re, një mentalitet të ri?.

Kreu i demokristianëve Zef Bushati pohon.

Zef Bushati:- ?Unë e di që seminari është për ti dhënë një leksion opozitës se si mundet ajo të bashkohet. Pasi opozita tek ne ka dhe fenomene te tilla edhe në europën lindore, është e përçarë dhe mendoj që ky është objekti dhe mesazhi I gjithë seminarit?.

Avokati Ngjela flet për Tv Klan.

Spartak Ngjela:- ?Gjëja kryesore është që alternativat dalin në Shqipëri. Megjithatë unë mendoj që e vetmja gjë që mund të na sjelli në këtë seminar ose në këtë takim duhet të jetë eksperienca e Bullgarisë e Sllovakisë?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego