Sabri Godo për Korridorin 8 - (5 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shqipëria rrezikon të mbetet jashtë projekteve të Korridorit 8 në Ballkan. Alarmin e ka dhënë kryetari i komisionit të jashtëm parlamentar Sabri Godo, duke nënvizuar se qeveria duhet të përshpejtojë ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës si dhe të sigurojë mbështetjen e Italisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë. Sabri Godo ka zbardhur edhe një pikë të errët të takimit të Shkupit. Sipas Godos në këtë mbledhje është thënë që rruga për në Kosovë do të kalojë nga Selaniku.

Sabri Godo:- ?Thuhet që është folur në Shkup që për të arritur Kosovën rruga më e thjeshtë të ishte Maqedonia, dmth perdorimi i portit të Selanikut. Gabimi ynë është që ne kemi folur shumë dhe nuk kemi bërë asgjë për rrugen Durrës-Kukës, i cili do të ishte një bosht i zhvillimit tonë Kombëtar. Kjo është rruga më e afërt për të arritur Kosovën nga deti. Duhet të shpejtojmë nënshkrimin e një memorandumi ndërmjetë Shqiperisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe Italisë për Korridorin 8, në mënyrë që të mos pengohet më as në territorin tonë por edhe në vazhdim. Kjo është me rëndësi jetike. Greqisë do i interesonte që të kishte më teper trafik në rruget e saj?.

Kryetari i komisionit të jashtëm parlamentar Sabri Godo do të niset nesër drejt Italisë ku jë nga qëllimet kryesore të vizitës së tij do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve tashmë të ftohura me Italinë. Vota e shtetit fqinj përtej Adriatikut do të jetë vendimtare për miratimin në interes të Shqipërisë të projekteve të Korridorit 8./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended