Sabri Godo per levizjet e kryeministrit Rugova: Kjo eshte nje gjendje krejt e palejuar (30 Maj 1999)

  • 4 years ago
#Arkiva #TvKlan 1999

Sabri Godo: Kjo u shtohet atyre levizjeve te pashpjegueshme te Rugoves, te takimeve dhe te udhetimeve te tija. Ai duhet te shkoje atje ku jane kreret e partise se tij dhe me sa kam dijeni une jane ne Shkup dhe duhet te ringjallet partia e tij si nje force e madhe politike ne Kosove. Dhe te thote fjalen e vet tani, ti dale per zot puneve tani, te debuarve dhe fatit te luftes ne Kosove. Dhe ne rast se zoti Rugova u qendron larg ketyre puneve atehere partia e tij duhet te vendose se cka do te beje. Kjo eshte nje gjendje krejt e palejuar eshte nje lloj indiference ose nje lloj stakimi krejt pa kuptim.
Gazetari: Pra ju mendoni se dhe LDK-ja eshte e percare pra duhet zevendesuar Rugova ose duhet dhene mandat nje tjeter njeriu i cili te vinte ne Tirane dhe jo ne Shkup ku keni kerkuar ju?
Sabri Godo: Kjo eshte nje ceshtje e LDK-se. Por une them se neve jemi duke u marre teper me kete ceshtje se ku shkoi Rugova, c'foli Rugova dhe c'tha Rugova. Dhe kjo eshte si jehone e asaj qe ndodh me Rugoven ne Evrope. Kemi degjuar ne shtyp dhe gjithandej ta quajne Gandin e Ballkanit. Ndonje tjeter mund dhe ta pranoje kete si nje gje te vertete. Por mua me ka takuar te lexoj jeten e Gandit dhe gandizmi eshte krejt tjeter s'ka te beje me pacifizmin e zotit Rugova. Per ta lene menjane kete, them qe ne rast se keta krere te Kosoves nuk bashkohen sot dhe Rugova nuk jep kontributin e vet, atehere keta nuk do te mund t'i pergjigjen popullit te Kosoves ne te ardhmen kur t'u behet gjyqi, se do t'u behet nje gjyq moral dhe politik dhe ne ate gjyq secili do te kete pjesen e vet. Ai qe ka kontribuar, ai qe ka asistuar pa kontribuar, ose ai qe ka bere edhe te kunderten. Do te ndahet hesapi i gjithkujt. Kur te vije kohe. Kurse tani medoemos duhet ti jepet nje zgjidhje kesaj situate.

Gazetari: Perfundimisht eshte prere shpresa qe Rugova do te vije ne Tirane?

Sabri Godo: Jo nuk besoj. Kjo do te ishte nje gje me te vertete ekstreme. Te shkosh ne Maqedoni dhe mire shume sepse 35 % te shtetasve maqedonas jane shqiptare, dhe atje ka gati 300 mije te debuar nga Kosova, eshte nje udhetim i detyrueshem i zotit Rugova ne Shkup ashtu si dhe per te gjithe neve, por nuk mund te lihet menjane Shqiperia. Ne nuk jemi nje vend armiqesor per zotin Rugova.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended