Ngjyrosja e Kryeministrit, Hoxha: Dhunë është ajo që bën mazhoranca me kartonat, jo ca pika bojë

  • 5 years ago
#oranews #intervista #artanhoxha

Analisti, Artan Hoxha, nuk gjen dhunë në incidentin e sotëm në Kuvend.

I ftuar në Ora News, Hoxha thotë se boja ndaj Kryeministrit ishte simbolikë, ndërsa dhuna e vërtet sipas tij është dhuna e kartonave të mazhorancës.

Artan Hoxha: Ca pika boje nuk do ti quaja dhunë.Ishte një situatë e brendshme parlamentare që nuk kishte të bënte fare me mikun dhe miku nuk është ndjerë i ofenduar. Kot e bëjnë tragjike. Dhuna kryesore në Parlament është dhuna e qeverisë, e cila është një dhunë kartonash, një dhunë që nuk dëgjon atë që kërkon opozita.Është një qeveri e shurdhër dhe e pandjeshme ndaj problemeve që kanë njerëzit.Po të vimë dhe tek xhestikulacionet, nuk do ta quanim dhunë dhe përqeshjen me gjuhën jashtë të Kryeministrit ndaj nënkryetarit të grupit parlamentar të PD.

Ajo që ndodh çdo ditë në Parlamentin shqiptar ku kemi një dhunë kartonash dhe shurdhërie qeveritare, ajo është dhunë. Pikat e bojës nuk janë dhunë. Ka edhe grushta që quhet dhunë fizike por ka ndodhur kur këta që janë në qeveri kanë qenë në opozitë. Nuk ka ndodhur nga kjo opozitë me këta në qeveri dhunë fizike.Dhunë është kur garda dhe policia ngrejnë padi penale me akuzën se deputeti Paloka ka hedhur lëndë kimike ndaj Kryeministrit, a thua se i ka hedhur acid apo lëndë lurftarake kimike.Ajo është një simbolikë ndaj Kryeministrit dhe kaq.

Teksa policia ka kufizuar protestën e opozitës, duke u dhënë leje të protestojnë vetëm para sheshit të Kryeministrisë dhe jo përreth saj, Hoxha ka një këshillë për uniformat blu.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ngjyrosja-e-kryeministrit-hoxha-dhune-eshte-ajo-qe-ben-mazhoranca-me-kartonat-jo-ca-pika-boje

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended