Tritan Shehu dhe Sabri Godo interviste per opoziten (21 Maj 1999)
  • 4 years ago
Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Intervistë me demokratin Tritan Shehu dhe republikanin Sabri Godo.

Tritan Shehu: Opozitës asnjëherë nuk i ka interesuar dhe asnjëherë nuk intereson destabilizimi. Opozita unë them dhe e besoj, dhe jam i bindur është po kaq e interesuar sa edhe pozita për stabilitet në Shqipëri. Sepse në idealet e saj mund të ngjiten vetëm nëpërmjet rrugëve demokratike pra rrugëve që çojnë stabiliteti dhe zhvillimi i Shqipërisë.

Gazetari: Mendoni që politika shqiptare është e libanizuar?

Tritan Shehu: Jo unë absolutisht nuk mund të them të tilla gjëra, shteti shqiptar nuk është aspak i lebanizuar. Politika shqiptare është e parcializuar do them une, politika shqiptare është e ndarë, e thërrmuar, politika shqiptare nuk po di të jetë e bashkuar në këto momente kaq të vështira dhe kur për Shqipërinë kërkohet një bashkim i forcave politike shqiptare në mënyrë që të transmetojë këto ide, brenda Shqipërisë, në Kosovë dhe në gjithë opinionin publik ndërkombëtar, i cili është bashkuar për Shqipërinë në këto momente.

Sabri Godo: Në çdo vend të demokracisë roli i opozitës është të kundërshtojë Qeverinë në mënyrë që t'i vijë radha asaj të marrë pushtetin. Vetem se ajo që duhet të kuptojmë ne dhe qe nuk e kemi marrë vesh ende në Shqipëri, gjithkush që ka qënë në opozitë këtu jo vetëm njëra pale, që nuk mund të bësh një opozicion prej cjapi të thuash gjithsaherë jo kur thotë pozita po. Duhet të nisësh nga ajo që të mbrosh një gjë të drejtë, këtë do të quaja unë, jo një opozitë konstruktive siç thuhet por një opozitë e
vërtetë demokratike, që i shërben një qëllimi, domethënë do të ndreqë ato gjëra të cilat bëhen keq.

Gazetari: E ka bërë Partia Demokratike një gjë të tillë me mitingjet që ka bërë ?

Sabri Godo: Nuk e ka bërë as Partia Socialiste në kohën e vet. Kjo është. Ne kemi një kokëfortësi të atillë politike që të mundohemi me çdo kusht të rrënojmë tjetrin me të drejtë ose pa të drejtë. Unë nuk jam për lloj opozite të tillë. Ne kurrë ndonjëherë nuk do të mund t'i vëmë në vijë punet tona, sa kohë të ndjekim një rrugë të tillë, sa kohë të mbajmë pozicione të tilla.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended