Protesta e PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu: Reagimi popullor do të vazhdojë, qeveria e korruptuar

  • 5 years ago
Banorët demokratë të rretheve të Tepelenës, Përmetit dhe Gjirokastrës janë mbledhur këtë të shtunë në hyrje të kësaj të fundit për të protestuar për gjendjen aktuale të qarkut. Krahas këtyre banorëve, është hasur prezenca e deputetit demokrat Tritan Shehu si edhe drejtuesve lokalë, sikurse kryetari i komunës së Lazaratit Dashamir Aliko.

Tritan Shehu është shprehur për Report Tv se protesta pritej të ndodhte dhe se ky reagim popullor sipas tij duhet të vazhdojë edhe më tej ndaj "qeverisë së korruptuar".

"Është një protestë e ngritur nga vet banorët për problemet e mëdha të vendit dhe të kësaj zone me vlera të mëdha historike-kulturore. Qytetarët janë mbledhur për të protestuar për arrogancën, papunësinë, varfërinë, problemin me pronat, etj. Kjo pjesëmarrje pritej. Mendoj se ky reagim popullor do të vazhdojë, kjo qeveri e korruptuar duhet hedhur poshtë", u shpreh Tritan Shehu.

Recommended