Sabri Godo per kthimin dhe kompensimin e pronave - (5 korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Republikanët kanë dhënë alarmin për shkeljen e Kushtetutës në administrimin e trojeve dhe ndërtesave të ish-pronarëve. ?Afati 3 vjeçar i përcaktuar në nenin 41 të Kushtetutës, po shkelet nga qeveria?, ka deklaruar sot kryetari i Asamblesë së Partisë Republikane Sabri Godo.

Republikani Sabri Godo:- ?Unë jam për kthimin dhe për kompensimin e pronave, do të thotë atje ku nuk mund të kthehet, për arsye se trualli i dikujt është përdorur për nevoja publike, ai duhet t?i kompensohet pronarit?.

Gazetari:- Në sa sipërfaqe?

Republikani Sabri Godo:- ?Ne nuk kemi caktuar sipërfaqe, këtu bëhet fjalë për kthimin e plotë të pronave dhe ka të bëjë siç thashë me trojet dhe ndërtesat në qytete, kurse përsa i takon tokës bujqësore, në projekt-ligjin që do të paraqesim atje, pastaj do të ketë edhe ndonjë ndryshim nga ky kriter?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended