Ora News - 35 kamera sigurie do të monitorojnë Shkodrën

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Qyteti i Shkodrës, shpesh herë i goditur nga ngjarje të rënda kriminale do të jetë nën monitorim nga 35 kamera sigurie. Investimi 6.6 mln lek synon rritjen e sigurisë në hapësirën publike dhe pamjet e këtyre kamerave do të mund të përdoren për zbulimin e ngjarjeve që mund të ndodhin.

35 kamera sigurie po vendosen në 10 kryqëzime e sheshe të Shkodrës më synim rritje e sigurisë në hapësirat publike të kryeqendrës së Veriut.

Investimi i paralajmëruar tre muaj më parë nga kryebashkiakja demokrate e Shkodrës, Voltana Ademi kap vlerën e 6.6 milion lekëve.

Ora News ka arritur të sigurojë edhe grafikun e vendosjes së këtyre kamerave.

4 janë montuar pranë urës së Bunës, në hyrje të Shkodres. 3 kamera në sheshi Balshej, 3 kamera në sheshin Parruce, 5 kamera në Perash, 3 tek sheshi Nene Tereza, 4 në sheshin Rus i Madh, 4 tek Preke Cali, 4 në Mark Lula dhe 4 të tilla tek Dugajt e reja, pranë kompleksit universitar.

Gjithashtu është mësuar se serveri qendror ku përcillen imazhet është vendosur provizorisht në bashkinë Shkoder, pasi aktualisht drejtoria vendore e policisë është në rindërtim.

Pamjet do të mund të shihen vetëm nga punonjës të autorizuar dhe për çdo ngjarje në qytet që policia do të kërkojë imazhet, përmes autorizimit nga prokuroria do të mund t?i ketë në dispozicion.

Vendosja e tyre ishte parë si domosdoshmëri duke qenë se vitet e fundit në Shkodër ngjarjet kriminale, por edhe vjedhjet ishin kthyer në një shqetësim serioz për policinë, por edhe sigurinë publike të qytetareve.

Një pikë tjetër sipas bashkisë Shkodër, është edhe ndihma që ato do të japin për të monitoruar dëmtimet e investimeve publike, një tjetër shqetësim për këtë rajon.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/35-kamera-sigurie-do-te-monitorojne-shkodren

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended