Ora News - Krujë, nis me masa të forta sigurie seanca për të "fortët" e fshatit Nikël

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka nisur nën masa të forta sigurie, seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë për arrestimin e të "fortëve" të fshatit Nikël.

Nga aksioni i pak ditëve më parë nga forcat RENEA u arrestuan pesë persona, përkatësisht Lutfi Haka 67 vjeç, Marklen Haka 27 vjeç, Ylli Çangu, 42 vjeç, Skënder Leza, 34 vjeç, Valter Bami,.32 vjeç.

Ishte ora 05:30 minuta e mëngjesit të 12 shtatorit, kur në fshatin Nikël u ndërpre energjia elektrike dhe grupet e forcave speciale të RENEA-s e FNSH nisën kontrollet në shtëpinë e personave të dyshuar për veprimtari kriminale

Bazuar në urdhra kontrolli të miratuar me vendim te Gjykatës, Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në banesa të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë te grupeve kriminale që dyshohet se veprojnë në trekëndëshin Krujë-Durrës-Tiranë

Aksioni nuk hasi rezistencë, ndërsa gjatë ndërhyrjes u shoqëruan 11 persona, por urdhërarrestet u prenë vetëm për pesë prej tyre.

Policia deklaroi se aksioni ishte finalizim i një pune hetimore disa mujore mbi veprimtarinë e Grupit të Niklës, me përgjime gjurmim e mbledhje të dhënash në rrugë operative.

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të tjera, policia gjeti dhe sekuestroi, armë zjarri, një prej të cilave me dylbi, municione, mjet të blinduar, euro, dollarë e lekë si dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Ndaj të arrestuarve është ngritur akuza armbajtje pa leje dhe pastrim i produkteve të veprës penale, ndërsa hetimet për tej do ti ndjekë prokuroria e Krujës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kruje-nis-me-masa-te-forta-sigurie-seanca-te-fortet-e-fshatit-nikel

Recommended