Detaje të reja/ Bilali u qëllua 15 herë me automatik, policia sekuestron mbi 30 kamera sigurie
  • 5 years ago
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Arben Bilalit ditën e djeshme në Selitë. (SHIKO KËTU) Burime për Report Tv bëjnë me dije se ish-polici Bilali u ndoq me një makinë nga zona e njohur si ?Vasil Shanto? deri tek shtëpia e tij.

Atentatorët kanë ruajtur makinën që lëvizi Bilali bashkë me një shok te tij dhe sapo Bilali zbriti nga makina u qëllua me një automatik. Arma ishte modifikuar me silenciator, ndërsa ndaj ish-policit u qëlluam më shumë se 15 herë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se makina tip ?Mercedez Benz? ishte me targa të falsifikuara. Policia ka sekuestruar më shumë se 30 kamera sigurie që tregojnë dinamikën e ndjekjes së Arben Bilalit.

Pas vrasjes së dy vëllezërve, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali në 2010-ën, mesditën e djeshme në zonën e Selitës u ekzekutua me tre plumba, Arben Bilali ish-punonjës policie, duke e çuar në tre numrin e vëllezërve të vrarë. Policia po heton pikërisht pistën e hakmarrjes nisur nga dinamkia e ngjarjeve kriminale prej 22 vitesh në Tiranë. Kjo pasi Bilali ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë.
Recommended