Top News - Bolton territoret/ Nxjerr detaje të reja mbi shkëmbimin

  • 4 years ago
Ish-këshilltar për sigurinë i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton ka nxjerrë detaje të reja mbi idenë e shkëmbimit të territoreve. Ai thotë se kjo ide, si pjesë e marrëveshjes finale është shtyrë dhe promovuar nga liderët e të dyja vendeve. Ideja, sipas Bolton, mori hov në fillimin e viteve 2018, thotë Koha Ditore, që është dhe periudha kur presidenti i Kosovës, Thaçi, kishte zhvilluar disa takime me homologun serb, Vuçic pas të cilave nisi të flitej për korgijim kufijsh. ?Një nga gjërat që do të diskutonim ishte shkëmbimi i territoreve, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime për shkak të frikës se shkëmbimi i territoreve atje mund të ndodhte edhe diku tjetër. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe një pjesë e saj do të ishte dhe ndryshimi i tokave por disa në BE do të kundërshtonin, c`do të ndodhte? Pra jemi shumë larg asaj, ka edhe pengesa, shumë rrugë deri në arritjen e marrëveshje. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të arrijnë paqe të qëndrueshme, dhe ne duhet të jemi lumtur t?iu ndihmojmë?, u shpreh Bolton. Në 26 gusht të vitit 2018, në forumin e Alpbah të Austrisë me liderët e Ballkanit Perëndimor, kjo ide ishte artikuluar hapur , e Thaci asokohe qe shprehur se ? Kosova është e vendosur të arrijë një marrëveshje ligjore detyruese me Serbinë?, dhe se ishte hapur një mundësi e re por shumë e vështirë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JohnBolton#Kosove#TopChannel

Recommended