Ora News - Sizmologu: S’ka nevojë për panik, kthehuni në banesa

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Sizmologu Rrapo Ormeni në një intervistë për Ora News tha se situata e pasgoditjeve është normale.

Ai theksoi se nuk ka vend për panik dhe banorët duhet të kthehen në banesa

Ormeni u shpreh se rreziku qëndron vetëm në zonën ku janë dëmtimet më të mëdha dhe në ndërtesat ku është vënë shiriti se janë të pabanueshme.

Ndërsa shtoi se energjia e pasgoditjeve, të gjitha të marra së bashku, përbëjnë 8% të energjisë së tërmetit kryesor.

Rrapo Ormeni: ?Këto lëkundje janë normale. Të gjitha tërmetet e mëdhenj janë shoqëruar me pasgoditje. Është karakteristike për të gjithë tërmetet e mëdhenj. 1300 pasgoditje. Tre me magnitudë mbi 5, 28 mbi 4, 130 me mbi 3 të tjerat janë të pandjeshme.

Është e natyrshme dhe normale të ndodhin këto pasgoditje sepse duhet çlirohet energjia aty ku ka ndodhur tërmeti. Pasgoditjes nuk kanë asnjë efekt. Ka efekt ose pasgoditja më e madhe, ose më të mëdha në zonën ku janë dëmtimet më të mëdha, ku është vënë shiriti se janë të pabanueshme. Në vendet e tjera nuk ka nevojë për panik.

Energjia e pasgoditjeve të gjitha të marra së bashku, përbëjnë 8% të energjisë së tërmetit kryesor. Është panik i panevojshëm që nuk duhet të ndodhë. Aq më tepër pastaj në Tiranë ku njerëzit kanë dalë jashtë mbrëmë. Nuk ka nevojë për panik. Banorët nuk duhet të flenë jashtë, nuk duhet të qëndrojnë jashtë për asnjë çast të ditës, duhet ti kthehen jetës normale. Duhet të mësohen njerëzit me këtë tani.

Kanë rënë gjithë ato pasgoditjeve por nuk ka ndodhur asgjë, ska asnjë efekt. Periudha që zgjasin efektet janë për periudhë të gjatë. Janë me mganituda më të vogla."

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/sizmologu-ska-nevoje-panik-kthehuni-ne-banesa

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp