Ora News - Fitorja me Uellsin, Duka: Ndryshon atmosferën, kombëtarja ka nevojë për mbështetje

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria u riktheu tek fitorja, pasi mposhti minimalisht 1-0 Uellsin. Në miqësoren e luksit të zhvilluar në "Elbasan Arena" autori i golit të vetëm ishte sulmuesi shkodran, Bekim Balaj. Pas takimit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh se kjo fitore do i shërbejë skuadrës për të gjetur vazhdimësinë dhe për t'i dhënë besim stafit.

?Rezultati ishte pozitiv. Pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë, por mendoj se pas asaj humbjeje të thellë ndaj Skocisë i shërben ekipit për ndryshimin e atmosferës. Sot (dje) ata që ishin në fushë ishin më të mirët e mundshëm. Kishte edhe të tjerë që u larguan, por me Kombëtaren duhet të jetë në fushë ai që gëzon formën më të mirë momentale?, theksoi Duka.

I pyetur nga "Ora News" për sa i përket trajnerit Panucci dhe të ardhmes së tij, Duka u tregua diplomat në vendimin e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fitorja-me-uellsin-duka-ndryshon-atmosferen-kombetarja-ka-nevoje-mbeshtetje

Recommended