RTV Ora - Pojani i Fierit nën atmosferën e festës së grurit
  • 5 years ago
#rtvora
Pojani i Fierit u kthye në qendër të festimeve dhe traditës myzeqare. Festa e grurit, mblodhi bashke me qindra banorë, të zonës si dhe me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i shoqëruar nga Kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

Myzeqesë së dikurshme mund t'i jenë ulur siperfaqët me grurë, por jo kënget, vallet dhe gatimet që lindën gjysmë shekulli më parë.

Në një atmosferë gati unike, të gjithë këto elementë u bënë bashkë në festën e grurit në Pojan të Fierit, e cila rreth 50 vite me parë pushtonte gjithë fushat dhe familjet myzeqare.

Fermerë të shumtë të zonës, kultivues të grurit dhe prodhuesit e bukës, sollën para të pranishmeve atmosferën e Myzeqesë bujqësore, ku prodhimi i grurit është kultura bazë e ekonomisë.

Fermerët e Pojanit thanë se shteti duhet ti kushtojë më shumë vëmendje me anë të subvencioneve apo edhe me orientim për të pasur një rendimet më të lartë të prodhimit.

Në këtë festë ishte pjesëmarrës Ministrit te Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i shoqëruar nga Kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

Klosi: Jemi për të disatën herë në Fier, Mallakastër, në Myzeqe ku sot festa është e veçantë pasi vjen edhe nga thelbi i jetës, buka dhe gruri.

Subashi: Vit pas viti ne jemi duke i perfeksionuar këto aktivitete dhe vetë pjesëmarrja gjithmonë e më shumë e njerëzve në këto festa tradicionale është tregues më i qartë për këtë.

Festa e grurit Eshte një nga festat me të mëdha që organizon Bashkia e Fierit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pojani-i-fierit-nen-atmosferen-e-festes-se-grurit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended