Ora News – Bashkia e Tiranës në mbështetje të shtresave në nevojë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritja e mirëqenies së qytetarëve nëpërmjet skemave të gjithëpërfshirjes sociale, krijimit të mjediseve të sigurta, si dhe zgjerimit të hartës së shërbimeve sociale, do të jenë prioritetet e Bashkisë së Tiranës për dy vitet e ardhshme.
Në ?Ditën ndërkombëtare kundër varfërisë?, Bashkia e Tiranës dhe Banka Botërore zhvilluan një orë leksioni të hapur me nxënës dhe mësues të shkollës 9-vjeçare ?Ardian Klosi? në zonën e Bregut të Lumit, ku u diskutua mbi sfidat që ka shoqëria dhe hartimit të politikave të reja për mbështetjen e grupeve më në nevojë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Maryam Salim, ku theksoi se Tirana ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në betejën kundër varfërisë, nëpërmjet programeve të ndryshme sociale si dhe edukimit.
Veliaj shprehu vendosmërinë e institucionit që drejton për të gjetur zgjidhje afatgjata përmes nismave të ndryshme.
?Më vjen mirë që Tirana ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe mezi pres që edhe me Bankën Botërore, por edhe me të gjithë institucionet tona sociale ta çojmë në këtë gjysmë të dytë të mandatit akoma më tej të gjithë betejën tonë, jo vetëm për të zhdukur varfërinë ekstreme me mensat sociale, për të gjithë njerëzit në nevojë, me ndihmën ekonomike apo edhe me kurset tona të arsimit-profesional, por të fokusohemi më shumë në zgjidhjen afatgjatë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-ne-mbeshtetje-te-shtresave-ne-nevoje/

Recommended