Ora News - Kushtetuesja, në dorë të Metës

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Mazhoranca miratoi me ndihmën e deputetëve të opozitës dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese, por që ato të marrin detyrën duhet të betohen para Presidentit. Nëse Kreu i Shtetit nuk i thërret Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin, socialistët e kanë menduar zgjidhjen duke organizuar betimin e dy anëtarëve në Kuvend.

Letra e drejtuar deputetëve të Kuvendit për të respektuar Kushtetutën për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykakës Kushtetuese ka shkuar në vesh të shurdhët.

Pasi PS jo vetëm që votoi 2 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, por edhe njëherë tjetër tregoi se mund të ketë në favor kartonat e opozitës parlamentare sa herë t?i nevojiten.

Pavarësisht se publikisht kundërshtuan të votojnë, me pretendimin se duhet respektuar ligji që duhet të ketë 3 kandidatë për një vakancë në Kushtetuese, në votimin e fshehtë pas mbledhjes së grupit, treguan një tjetër qëndrim duke i dhënë mbështetjen mazhorancës.

Për të siguruar që Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji do të merrnin të paktën 84 votat, kryeministri Edi Rama ishte vetë prezent.

Edhe pse nuk mori fjalën në seancë u kujdes që gjithçka të shkonte sipas linjës së mazhorancës deri në duartrokitjet e fundit.

Por ngritja e Gjykatës Kushtetuese pritet të thellojë hendekun juridik dhe politik mes institucionit të Presidentit dhe Parlamentit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/kushtetuesja-ne-dore-te-metes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended