Ora News - Kushtetuesja deri në fund të vitit, mazhoranca i shtrin dorën Metës për bashkëpunim

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Mazhoranca i shtrin sërish dorën e bashkëpunimit Presidentit Ilir Meta për të ngritur institicionet e drejtësisë, si një nga kushtet për ta çuar Shqipërinë në konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat me BE-në.

Pas thirrjes së ndërkombëtarëve, për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese sa më shpejt, socialisti Taulant Balla vendos sërish një ?deadline? për institucionet shqiptare për këtë institucion që është jashtë funksionit prej 2 vitesh.

Këtë optimizëm të përfaqësuesit të PS nuk e ndan Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Balla: Dua t?i bëj thirrje dhe institucioneve të tjera sepse në këtë proces është i përfshirë dhe Presidenti i Republikës që në funksion të këtij objektivi, pra vendosjen me efektivitet të plotë të Gjykatës Kushtetuese ta kemi të gjithë si deadline fundvitin 2020.

Madje tendencën për një zbutje të marrdhënies së mazhorancës dhe Presidentit, Balla premtoi se do ta demonstrojë me paketën antishpje.

Balla: Këtu gjej rastin për të qetësuar shpirtrat e trazuar që në fund të fundit komisioni parlamentar dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk do të bëjnë asgjë tjetër veç asaj që ka sygjeruar Venecia ta kthejnë në Shqip.

Pyetjes se kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj në komisionin e integrimit nuk nxiton për të caktuar një datë, ndërsa fundvitin e sheh si një datë ideale.

Cakaj: Varet e gjitha nga situata në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kushtetuesja-deri-ne-fund-te-vitit-mazhoranca-i-shtrin-doren-metes-per-bashkepunim/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended