Ora News - Vota e emigrantëve, qeveria i shtrin dorën për bashkëpunim opozitës së re
  • 5 years ago
#oranews

Qeveria kërkon bashkëpunimin e 4 deputetëve të rinj për të diskutuar për të drejtën e votës për emigrantët shqiptarë. Drafti i reformës zgjedhore, e cila përfshin edhe votën e diasporës është depozituar në Kuvend, por për shkak të mungesës së konsensusit me opozitën e larguar nuk është bërë e mundur miratimi i saj.

Me marrjen e mandateve nga 4 deputetët e rinj të LSI dhe dy deputetët Murrizi dhe Koka, në karriget e opozitës në Parlament pritet të ulen 6 deputetë.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamenti Elisa Spiropali i ka bërë thirrje opozitës së re që të bashkojë votat me PS për tu dhënë emigrantëve të drejtën e votës. Edhe pse PS ka depozituar në Kuvend draftin për reformën zgjedhore, por për shkak të konsensusit nga ana e opozitës së dorëhequr nuk ka kaluar në seancë.

Njohja e pensioneve është një tjetër pikë në interes të shqiptarëve që jetojnë jashtë është njohja e pensioneve. Për këtë arsye qeveria ka emëruar një Koordinator Shtetëror për Pensionet.

Në Samitin e Diasporës është diskutuar krijimi i Bankës së Diasporës si dhe ngritjen e Dhomës së Përbashkët të Biznesit të Diasporës, që do të përfaqësojë të gjithë bizneset e diasporës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vota-e-emigranteve-qeveria-i-shtrin-doren-bashkepunim-opozites-se-re


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended