Qeveria: PE foli qarte duke rrezuar cdo pretendim te opozites

  • 5 years ago
Qeveria shqiptare mbështet qëndrimin e eurodeputetëve, të cilët kundërshtuan qartë aksionin politik të opozitës. Zëdhënësja Elisa Spiropali deklaroi se pretendimet e opozitës për qeveri tranzitore dhe zgjedhje te reja, janë të kota ndërkohë që sipas saj eurodeputet e kanë kuptuar qartë progresin që ka bërë Shqipëria.

?Ne e vlerësojmë mbështetjen që PE i jep vendit dhe i falenderojmë eurodeputetët, që shtëpinë e përbashkët e duan në BE jo në oborrin e Bashës dhe Kryemadhit. Eurodeputetët kanë kuptuar mirë çdo aspekt të progresit të vendit. Delegacioni i tyre foli troç fare duke rrënuar pikë për pikë çdo pretendim absurd për qeveri tranzitore e zgjedhje ilegjitime.?

Spiropali thotë se vendimi për djegien e mandateve nga opozita vjen për shkak të frikës nga drejtësia, por thekson se qeveria po e mban dorën shtrirë ndaj opozitës.

?Opozitën nuk e zgjedhin ne, por ne e mbajmë dorën e shtrirë ndaj saj, edhe pse sot ajo është marrë peng nga persona që e kthyen grupin në kuvend në një grup të arratisur nga detyra.?

Spiropali deklaroi në fund se progresi dhe e ardhmja e vendit nuk mund të merret peng nga opozita.

Tv Klan

Recommended