Rezoluta kundër Rusisë, Bushati: S’mund të qerojmë hesapet me Bashën me aktorë të tretë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ish-ministri i Jashtëm socialist, Ditmir Bushati, ka refuzuar të votojë projektrezolutën për ndërhyrjet e huaja në fushatën zgjedhore të prezantuar nga kryetari i grupit socialist Taulant Balla në Komisionin e Jashtëm.

Socialisti Bushati hodhi hije dyshime mbi këtë projektrezolutën, duke i akuzuar nismëtarët se po e përdornin për të goditur kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Bushati: Kjo nuk është politikë, kush kujton se kjo është PS-PD-LSI e ka gabim. Opozita parlamentare-jo parlamentare e ka gabim. E ka thënë vetë Edi Rama, nuk i qërojmë hesapet ne politikisht me Lulzim Bashën duke përdorur aktorë të tjerë. Ne si Komision duhet të kishim rolin kryesor në këtë proces, jo për dhënie mendimi. Terminologjia e përdorur nuk është në përputhje, objektivat jo.Nëse e kemi halli si penetrojnë këto në media kemi qenë ne këtu që kemi bërë propozime edhe për modele mbi pronësinë për median që nuk i ka asnjë vend në BE, jemi ne këtu që kemi çuar një tekst në OSBE dhe BE për paketën anti-shpifje.

Si një njohës i mirë i politikës së Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se nisma e sjellë në Komision ka mangësi të mëdha dhë ju bëri thirrje socialistëve që të mos e fusin parlamentin në ujëra të turbullta.

Bushati: Këtu vihet dhe na thuhet: Nuk e di se cili është qëndrimi i qeverisë se do ta çojnë te Komisioni i Sigurisë Kombëtare, nuk e di a është në përputhje me strategjinë e sigurisë kombëtare, nuk e di a është në përputhje me strategjinë e sigurisë kibernetike. Çfarë duhet të analizojmë këtu? Shyqyr që nuk është Vasilika këtu se do të thoshte kur të shohin ato minutat tona të takimit do të tallen brezat e tjerë. Do ja lejojmë vetes këtë?

Bushati kujtoi se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, nuk është vend dordolec ky.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rezoluta-kunder-rusise-bushati-smund-ti-mbyllim-hesapet-me-lulzim-bashen-duke-perdorur-aktore-te-tjere

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended