Paralajmërimi i Rusisë: Konflikti SHBA-Iran mund të çojë në luftë bërthamore
  • 4 years ago
Deputeti rus Vladimir Dzhbarov ka paralajmëruar se një konflikt midis SHBA dhe Iranit mund të çojë në një luftë bërthamore.


Ai e deklaroi këtë pas një sulmi iranian mbi bazat ushtarake ku ndodhen trupat amerikane në Irak, transmeton KosovaPress.

?Sulmet e ndërsjella nga SHBA dhe Irani mund të çojnë në një luftë të gjerë në rajon. Nëse Uashingtoni mendon se mund të arrijë qëllimet e saj, atëherë ekziston rreziku i një lufte bërthamore,? tha deputeti i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus.

Ai tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të përfshihet në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konflikteve në Lindjen e Mesme.

Irani shkrepi mbi 12 raketa balistike në dy baza ushtarake ku ndodhen trupat amerikane në Irak, ndërsa Garda Revolucionare e Iranit, e cila mori përgjegjësinë për sulmin, tha se sulmet ishin ?hakmarrje për vrasjen e komandantit të njësisë së Kudsit Qaseem Suleimani?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Iran#TopChannel
Recommended