Sot gjyqi për Bashën, 3 vendimet që mund të merren në Gjykatë
  • 4 years ago
Në orën 14:00 është parashikuar të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca paraprake për Lulzim Bashën, kryetar i Partisë Demokratike, i pandehur për lobimin 675.000 dollarë në SHBA.


Në edicionin informativ të orës 12:00 në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha raportoi se në gjykatë pritet të mbërrijnë ?së pari prokurorët e çështjes, të cilët u përfshijnë vitin e kaluar në një furtunë në gotë me njëri-tjetrin nëse duhet t?i mbyllnin ose jo hetimet për Bashën?.

Gazetarja Anila Hoxha tha se janë tre vendime të cilat mund të merren sot nga gjyqtari Lazër Sallaku.

Ai do të vendosë nëse Basha do të shkojë për gjykim, apo nëse do e konsiderojë si hetim të paplotë dhe do të vendosë rikthimin e dosjes për hetime të mëtejshme. Vendimi i tretë, që parashikohet sipas procedurës, është që të pushohet kjo çështje.

Nga një shkresë që disponon Top Channel zoti Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dërvishi njoftohen nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha se kanë përmbyllur fazën hetimore dhe ndaj tyre rëndojnë akuzat për falsifikim të vulave dhe stampave.

Nëse shpallet fajtor, kryeopozitari Basha rrezikon deri në 7 vite burg.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#Gjyqi#TopChannel
Recommended