Ora News - Nga mbyllja e basteve tek çeku i bebeve, ja vendimet që hyjnë sot në fuqi

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Prej kësaj të marte në vendin tonë nuk do të operojnë më pikat e basteve sportive dhe kazinotë.

Qeveria vendosi largimin e tyre nga zonat e banuara ndërsa Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se përgjegjësia penale për lojrat e fatit do të jetë e njejtë me atë të kultivimit të lëndëve narkotike.

Ndaj për këtë qëllim janë angazhuar dhe forcat e rendit për të ushtruar kontrolle.
Një tjetër vendim i qeverisë që do të zbatohet me nisjen e këtij viti do të jetë përgjysmimi i tarifës për studimet e larta.

Vendimi erdhi pas një reagimi masiv të studentëve dhe protestës së tyre disa ditore.

Zerim të tarifave do të ketë për studentë që janë me mesatare të lartë, por edhe për ata që vijnë nga familjet në nevojë.

Për këtë kategori qeveria parashikon edhe bursë.
Për familjet që duan të shtohen me anëtarë të rinj, nga janari hyn në fuqi bonusi i bebeve.

Për fëmijën e parë do të jetë 40 mijë lekë, për të dytin dyfishohet ndërsa për fëmijën e tretë çeku do të përmbajë 120 mijë lekë. Çekun e parë tashmë e ka dhënë kryeministri Edi Rama.
Vendim i rëndësishëm është marrë edhe për sipërrmarjen me xhiro vjetore nga 8 deri në 14 milionë lekë që do të paguajë tre herë më pak taksa.

Ndërsa do të ulet dhe dividenti për koorporatat nga 15 për qind në 8 për qind.
Po ashtu edhe fermerët do të përfitojnë këtë vit pasi nuk do të paguajnë më taksën për inputet bujqësore.
Nga një janari paga minimale për 174 orë pune do të jetë 26 mijë lekë të reja, vendim ky i marrë në mbledhjen e qeverisë një javë më parë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nga-mbyllja-e-basteve-tek-ceku-i-bebeve-ja-vendimet-qe-hyjne-sot-ne-fuqi

Recommended