Report TV - Kufijtë me Greqinë të hapura deri sot në 22:00! Nga nesër hyjnë në fuqi kuotat

  • 4 years ago
Nga sot, e dielë 16 gusht, kushdo që futet në pikat kufitare të Greqisë do të duhet të karantinohet për 7 ditë. Ky është rregulli i vetëm për ditën e sotme, që shtohet plus nga pala greke, diçka e cila bëri që në pikën doganore me Shqipërinë, në Kakavijë, prej disa ditësh të krijohet një radhë kilometrike.

Mirëpo, ndryshe nga çdo ditë tjetër, mbrëmë, siç paralajmëroi edhe kryeministri Rama, pala greke ka punuar gjatë mbrëmjes, duke bërë që radha kilometrike të tkurret paksa. Burime të 'Report TV' bëjnë me dije se vargu i makinave shkon deri në fshatin Zervat, rreth 6-7 kilometra larg pikës kufitare.

Recommended