Hyjnë në fuqi tarifat e reja celulare - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nga muaji dhjetor kanë hyrë në fuqi tarifat e reja celulare. Bëhet fjalë për tarifat me shumice mes operatorëve të cilat Autoriteti i Komunikimeve Elektronike vendosi ti ulë me 17 %.Kjo do të thotë se nga data 1 dhjetor, tarifa e terminimit, pra tarifat mes kompanive kushtojnë 1.22 lekë për minute pa TVSH.Por ndonëse tarifat e shumicës janë ulur, ende nuk ka një reflektim në tregun e pakicës. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike thotë se ka në monitorim tregun për të parë sjelljen e operatorëve, nëse ata do ta zbatojnë brenda këtij muaji uljen.Një nga shkaqet e këtij vendimi nga AKEP ishte pikërisht ulja e tarifave për konsumatorët, me qellim për ti përafruar ato me çmimet mesatare evropiane.Paralelisht AKEP parashikon të marrë një vendim të dytë në vitin 2019, me të njëjtin synim uljen e mëtejshme të tarifave. Është llogaritur që në dhjetor të 2019, tarifa e terminimit nga 1.22 lekë që është aktualisht, të ulet në 1.11 lekë.Sipas të dhënave numri i kartave aktive në fund të viti 2017 arriti në 3.2 milion, me një rënie prej 5.9% krahasuar me një vitin paraardhës.
Recommended