Hyn ne fuqi kodi i ri elektoral - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot hyne ne fuqi ndryshimet ne kodin zgjedhor qe reflektojne ceshtjet e dakortesuara mes partise socialiste dhe partise demokratike e aleates se saj lsi ne marreveshjen e 5 qershorit. Risia e pare e e ketyre ndryshimeve eshte komisioni qendror I zgjedhjeve dhe anetari aktual I kqz bledar skenderi shpjegon formulen e institucionit qe do te pergatise zgjedhjet parlamentare te vitit 2021BLEDAR SKENDERIANETAR I KQZ ?Do të jetë një komisioner I cili do të jetë në rolin e një drejtori teknik që do të merret thjesht me cështjen e menaxhimit të zgjedhjeve. Do të jetë një ndihmës komisioner I cili I ka të përcaktuara qartë detyrat e do të merret kryesisht me implementimin e teknologjise në zgjehdje dhe do të kemi ndërtimin e dy trupave të përbëra nga 5 anëtarë. Trupa e parë quhet komisioni rregullator dhe kemi Komisionin e ankesave, KAS-in, këto dy trupa kanë të dy nga 5 anëtarë dhe rregullatori është me mandate 5 vjecar ndërsa KAS-I 9 vjecar.? Skenderi ve ne dukje se eshte e rendesishme ngritja sa me shpejt e kqz per te garantuar zbatimin e teknologjise ne zgjedhjet e ardhshme te pranveres. Sinkron?Unë besoj që është detyrë primare e kuvendit që sapo të nisë sesioni të merren urgjent me riformatimin e KQZ së re. Sipas skenderit urgjent eshte edhe ndryshimi I kodit zgjedhor per te reflektuar ndryshimet kushtetuese per hapjen e listave duke numeruar ceshtjet qe duhet te marrin zgjidhje. ?Duhen ndryshime të tjera në kodin zgjedhor që të përcaktojnë në mënyrë të detajuar të gjitha procedurat se si do të funksionojë procesi I votimit; do të happen listat 100%, do të ngelet një pjesë e listës e hapur apo e mbyllur; do të ngelet votimi me qarqe apo do të bëhen disa rajone më të mëdha se qarqet aktuale; do të detajohet sa deputetë nga list aka të drejtë të përzgjedhë një votues. Pra ka shumë gjëra urgjente që ka nevojë që komisioni I reformës zgjedhore të ulet e besoj me një lloj akordi politik mes palëve ta venë para këtë proces.?Skenderi dhe 4 anetaret e tjere te kqz do te qendrojne ne detyre edhe pak jave deri ne zgjedhjen e trupes se re, dhe perballe akuzave te opozites per punen e ketij institucioni vecanerisht gjate zgjedhjeve lokale te vitit 2019, skenderi thekson se kqz garantoi administrim te rregullt te procesit electoral. ?përplasjet politike në terren e kanë përcjellë ngarkesën negative në tavolinën e KQZ. Por kqz ndër vite e ka menaxhuar me sukses dhe pjesa e administrimit të zgjedhjeve është bërë në mënyrë shumë të mirë.? Ndryshimet ne kodin zgjedhor sjellin 3 risi kryesore; riformatimin e kqz, identifikimin elektronik te zgjedhesve dhe voten e emigranteve e cila ka pak gjase te realizohet. Por pertej ketyre elementeve, si rezultat I marreveshjes se 5 qershorit edhe pse dogjen mandatet, pd e lsi kane te njejtat te drejta si te ishin parti parlamentare duke pasur perfaqesuesit e tyre ne kqz dhe ne te gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore.
Recommended