“Zgjedhorja” dorëzohet në Kuvend/ Kodi i Ri pritet të votohet pa ndryshime - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
1 korriku i vitit të kaluar, një ditë pas zgjedhjeve lokale, ku opozita nuk mori pjesë shënoi ndoshta momentin më të vështirë politik për Shqipërinë e 2019.Sot Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lsi dhe opozita parlamentare kanë firmosur reformën elektorale, dhe produkti i parë i kësaj marrëveshje është bindja se të gjitha partitë politike do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Dokumenti i dakortësuar mes maxhorancës dhe opozitës është dorëzuar tashmë në kuvend, por procedura do të jetë formale përsa kohë që të gjithë palët janë angazhuar të mos bëjnë ndryshime.
Amendimet ne kodin zgjedhor do të shqyrtohen në komisionin e ligjeve pasi komisioni i reformës e ka mbaruar mandatin e bashkë me të ka skaduar edhe e drejta e vetos që iu dha Rudina Hajdarit një vit më parë.
Ka pasur shumë debate nëse ky draft i negociuar mes mazhorancës dhe opozitës përfaqëson një reformë reale zgjedhore.
Ajo që tashmë është e qartë është se socialistët e demokratët ranë dakord të mos ndryshojnë sistemin elektoral, ashtu siç vendosen të ruajnë kontrollin politik mbi komisionet zgjedhore.Përtej këtyre momenteve klasa politike vendosi të hedhë një hap të rëndësishëm drejt teknologjisë e vitin e ardhshëm, të gjithë qytetarët do të lënë gjurmën e gishtit në vend të firmës kur të shkojnë të votojnë.
Shqipëria do të eksplorojë edhe votimin e numërimin elektronik, por kjo vetëm me projektpilot.Për herë të parë kodi flet për votën e qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, por kjo do të zbatohet vetëm kur ata të identifikohen në një regjistër të posaçëm e në këtë situate duket e vështirë që vota e emigranteve të aplikohet ne këto zgjedhje.
Hapja e kutive te votimit është lehtësisht e arritshme për partitë që prej vitit 2012, por tani 10% e votave do të rinumërohen pas daljes së rezultatit vetëm me qëllimin për të nxjerrë para drejtësisë cilindo që ka manipuluar procesin.
Komisioni qendror i zgjedhjeve ka një strukture te re, me 3 organe; komisioneri që organizon zgjedhjet dhe i përket mazhorancës , zëvndëskomisioneri që i përket opozitës e që do të ketë fokus zbatimin e teknologjisë; komisioni rregullator që harton aktet dhe komisioni i ankesave; në të dyja këto organe 3 anëtarë i ka PS dhe dy opozita.Këshilli politik ka rregulluar ligjërisht edhe situatën që ndodhi në shkurtin e vitit 2017, kur opozita dogji mandatet.
Sipas parashikimeve të reja nëse lista e një parti ezaurohet, atëherë mandati i deputetit i kalon partisë së koalicionit.Përfundimi i reformës zgjedhore i hap tashmë rrugë nisjes së fushatës elektorale; socialistët që kërkojnë mandatin e tretë dhe opozita që synon të kthehet në pushtet pas 8 vitesh opozitë.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1
Recommended