Miratohet Kodi i ri Zgjedhor/ 97 vota pro e 15 kundër - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me 97 vota e vetëm 15 kundër, parlamenti miratoi reformën zgjedhore duke i dhënë fund punës dy vjeçare për përgatitjen e kuadrit ligjor për zgjedhjet e 25 prillit.Votimi tregoi se mazhoranca socialiste nuk kishte nevojë për votat e figurave kryesore të opozitës të cilët u pozicionuan kundër.Deputetja Hajdari bllokoi foltoren përgjatë gjithë seancës por koha kur kryeministri Rama kishte nevojë për konsensusin e saj tashmë ka përfunduar dhe opozita parlamentare do të duhet të kënaqet me uljen e pragut. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISEÇfarë ju duket PS ju, një lopë për të mbushur një kovë që ju ra në dorë pa dashje, lopë për ta mjelë është PS.Kryeministri Rama ka mbrojtur modelin e hapjes së listave duke sqaruar se çdo kandidat tashme do t?i nënshtrohet votimit të qytetarëve. Edi RamaPS nuk është kompani fitimprurëse, nuk është as tren mallrash, PS është një familje politike ku ka rregulla dhe patjetër PS ka të drejtë të rendisë nga portierë deri tek rezervat, dhe kush lojtar rezervë merr votat, hyn në fushë.Kryeministri ka sqaruar pse nuk mund të ketë lista hapura pa asnjë kriter, duke akuzuar presidentin e vendit se po kontakton grupe të krimit të organizuar për zgjedhje Shpk për të lëshuar viktimat e OFL që kontaktohen nga i pari i vendit, nuk ka. Lista të hapura që në formulën e hapjes sjellin llumin, paranë e zezë, për t?u turrur si çakej nëpër zona t?i harroni ju, t?i harrojë edhe Ilir Meta. Ilir Meta ka qenë politikani më i sulmuar nga shefi i qeverisë në këtë seancë. Ilir Meta që flet në emër të Kushtetutës, kostoja personale nga kush me cilat mjete të dhunshme, apo me ato armët. E pasi ka sqaruar opozitën parlamentare dhe kryetarin e shtetit, kryetari i PS Rama ka replikuar në distancë edhe me Partinë Demokratike. I kemi çuar Ilir Rusmalin për komisioner, dhe këta e kanë refuzuar. Rama ka mbrojtur modelin e koalicioneve me listë unike, duke rrëzuar kështu kërkesën kryesore të PD. Koalicionet nuk do t?i heqim por do t?i qytetërojmë, nuk mund të jenë koalicione kope që dalin nga pylli. Por nëse Kodi Zgjedhor u votua pa konsensus, parlamenti miratoi përbërjen e re të KQZ e cila është e dakordësuar me opozitën. Komisioneri i zgjedhjeve do të jetë Ilirjan Celibashi me 106 vota ndërsa nënkomisionere do të jetë Lealba Pelinku me 105 vota.Kodi Zgjedhor tashmë është në dorën e Ilir Metës i cili ka 20 ditë kohë për t?u shprehur, por edhe në rast se kreu i shtetit refuzon ta dekretojë reformën mazhoranca e rrëzon lehtësisht dekretin me 71 vota dhe i vetmi efekt do të jetë vonesa në kohë e hyrjes në fuqi të ligjit zgjedhor.
Recommended