RTV Ora - Zbulohet Identikiti: Si mund të jetë sot Bleona Mata, vajza që u zhduk në 2010
  • 5 years ago
#rtvora
Vajza nga Kukësi Bleona Mata, e zhdukur prej 9 vitesh, tashmë ka një identikit që tregon se si mund të jetë ajo sot në moshën 16-vjeçare.

Ekspertët ndërkombëtarë amerikanë në bashkëpunim me alo 116, linja kombëtare e Këshillimit për fëmijët realizuan pamjen e Bleonës sot, me foto nga nëna babai dhe vëllai i saj më i vogël, në përafrimin që ajo ka me familjarët e saj.

Identikiti është realizuar me qëllimin për të ndihmuar kërkimet për vajzën e zhdukur në mënyrë misterioze për të cilën ende nuk dihet asgjë.

Bleona Mata u zhduk më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod, të Kukësit, shumë pranë banesës së saj së bashku me 5 vajza të tjera . E ëma nuk ka reshtur asnjëherë së kërkuari vajzën.

Atëherë policia mori dhe rimori në pyetje vajzat, por asnjëra prej tyre nuk tregoi asnjë gjë nga ajo çfarë vërtetë ndodhi atë pasdite kur Bleona u zhduk.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbulohet-identikiti-si-mund-te-jete-sot-bleona-mata-u-zhduk-ne-2010

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended