Gazetari Qyno: Vajza mund të jetë shantazhuar me video intime për t'u infiltruar si karrem te Billa
  • 4 years ago
Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Report Tv tha se prokuroria e ka vendosur me shpatulla pas murit Adjola Lakrën me provat e grumbulluara si të implikuar në vrasjen e Billës. Hasmi e kishte menduar mjaft mirë planin kundër Billës. Qyno tha se kishte qenë nëna e Sebastian Malit, që kishte ndikuar në lidhjen e Adjolës me djalin e saj. Por si kaloi vajza mw pas në anën tjetër, të hasmit të të dashurit? Elton Qyno thotë se vajza mund të jetë shantazhuar me video intime, presion ose me lekë që të afrohej me Billën për të marrë informacion dhe për ta goditur më pas.

"Që në momentet e para është evidentuar se ngjarja kishte një prapavijë hasmërie mes dy familjeve në Dukagjin. Më të mistershme e bën përfshirja e një vajze që shërbeu sipas prokurorisë si 'karremi' që ka thirrur Billën dhe ka marrë informacion prej tij. Vajza ka mohuar faktin që nuk kam pasur dijeni që do ta vrisnin, ka pasur dijeni ka qenë se Billa ka qenë hasmi i Sebastian Malit, por ajo që e bën të çuditshme është fakti përse kapërceu në një lidhje intime nga Sebastian Mali te Hekuran Billa. Ky fakt e përfshin në dyshime të arsyeshme që ka shërbyer si karrem për të ekzekutuar Billën.
Recommended