Prokuroria con ne gjykate Lulzim Bashen
  • 4 years ago
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me çështjen kontratave të lobimit në Shtetet e Bashkuara, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe ka dërguar dosjen e tij në gjykatë.

Basha rezulton i pandehur, nën akuzat për veprën penale, falsifikim të dokumenteve zyrtare. Ndërsa akuza për pastrim parash ka rënë.

Së bashku me të, organi i akuzës ka dorëzuar në gjyq dosjen në ngarkim të Arben Ristanit, që mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm në kohën e nënshkrimit të kontratave të lobimit dhe financierit Ilir Dervishi.

Edhe ata akuzohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare, në lidhje me dokumentet që ata kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shpenzimet e fushatës elektorale.

Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA.

Fillimisht, Basha, Ristani dhe Dervishi u akuzuan se kanë fshehur një financim prej 650 mijë dollarë për lobim në SHBA nëpërmjet kompanisë së shtetasit Nik Muzin.

Ky i fundit pritet të merret në pyetje në Shtetet e Bashkuara për llogari të hetimit,

Prokurorisë së Tiranës i janë dashur rreth dy vite hetime për të dalë në konkluzionin së Lulzim Basha dhe dy funksionarët e lartë të kësaj Partisë Demokratike duhen të përgjigjen para gjykatës për financimin e dyshimtë të përdorur në fushatën elektorale.

Prokuroria dyshon se paratë e lobimit gjatë fushatës janë financuar nga kompania Biniata Trade, një kompani offshore në pronarë ruse.

Por Kryetari Basha ka mohuar që Partia Demokratike të këtë marrë financime nga kompani apo individë rusë.

Tv Klan
Recommended