Ora News - Aktorë e aktivistë protestë për Teatrin. Manjani: Mund të kërkojmë mbrojtje ligjore
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa shoqëria civile duket se e ka humbur betejën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, nga ana ligjore ka ende shpresë. Avokat, Spartak Ngjela dhe ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thonë se në lidhje me këtë çështje mund të kërkohet mbrojtje ligjore.

"Pranoni dekretin dhe rrëzojeni njëherë e mirë këtë çmenduri antikushtetuese. E gjithë nisma e qeverisë për prishjen e teatrit është një nga shkeljet më të qarta të Kushtetutës së vendit tonë".

Protesta e aktorëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile këtë të enjte u zhvendos para Kryesisë së Kuvendit, aty ku deputetë të mazhorancës rrëzuan dekretin e Presidentit Ilir Meta për Teatrin.

Ligjin e cilësuan çmenduri kushtetuese, ndërsa theksuan se nuk do të lejojnë shembjen e Teatrit Kombëtar.

Por teksa protestat deri më tani nuk kanë mundur ta ndalin mazhorancën ti hapë rrugë ndërtimit të Teatrit të ri, duket se nga ana ligjore ka ende shpresë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aktore-e-aktiviste-proteste-teatrin-manjani-mund-te-kerkojme-mbrojtje-ligjore
Recommended