15 kryebashkiakët që mund t'i 'firojnë' PD-së e LSI-së! Hapësira ligjore për të marrë pjesë
  • 5 years ago
Të gjithë kandidatët që duan të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, kanë afat deri më 13 maj për t?u regjistruar.

Këtu përfshihen kryebashkiakët në detyrë të cilët duan që të kandidojnë për një tjetër mandate duke u regjistruar si kandidatë të pavarur në vendoret e 30 qershorit.

Sipas afateve të përcaktuara nga ligji, afati i regjistrimit të partive politike ka qenë 21 Prilli, ndërsa ai i koalicioneve ka qenë 1 Maji. Por përsa i përket kandidatëve, afati përfundon më 13 maj.

Kjo është bërë e ditur nga KQZ që në janar të këtij viti, ku u ka kujtuar partive politike afatet për regjistrim, duke apeluar që të respektojnë ligjin.

Konkretisht, neni 70 parashikon se afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve të pavarur për zgjedhjet është 50 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Por, këtë afat e përfitojnë vetëm kandidatët e pavarur që gëzojnë një mandat si të zgjedhur, pra, si kryebashkiak, anëtar i këshillave vendore apo deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo duket se ka vënë në lëvizje edhe opozitën jashtë parlamentare, e cila pas rrjedhjeve në Kuvend me djegien e mandateve, mund të pësojë një tjetër goditje në rastet kur kryebashkiakët aktualë, të dalë fitues nga listat e PD apo LSI zgjedhin të rikandidojnë për një tjetër mandat. Por këtë mund ta bëjnë si kandidat të pavarur, për faktin se PD e LSI nuk janë regjistruar në zgjedhjet vendore.

I tillë është rasti i Kryebashkiakut aktual të Finiqit, Leonidha Hristo, ka vendosur të garojë sërish në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2015 ku u prezantua si kandidat i partisë minoritare greke ?MEGA?, Kristo në këtë garë elektorale ka vendosur të regjistrohet si i kandidat i pavarur.

I kontaktuar nga Report TV, Hristo konfirmoi regjistrimin e tij në zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa tha se ky vendim erdhi pas një konsulence me banorët e zonës që përfaqëson.

?Zgjedhjet i takojnë popullit dhe jo partive, ndaj unë në këtë rast përfaqësoj popullin. Unë jam kryetar në detyrë i bashkisë. Nga ky pozicion, kam detyrimin të raportoj para komunitetit që më ka zgjedhur. Këtij detyrimi nuk mund t?i fshihem. Partitë politike aktualisht janë futur në një luftë kampesh, e cila nuk ka lidhje me zgjedhjet. Qytetarët e Finiqit dhe unë si kryetar i tyre nuk e mirëkuptojmë këtë luftë prandaj nuk bëhemi pjesë e saj?, tha ai.

Ndërkohë janë dhe 15 bashki të tjera të opozitës që kanë kryetar në detyrë, të cilët sipas ligjit, kanë lehtësinë të regjistrohen vetëm duke plotësuar formularin, pasi janë kryebashkiakë në detyrë.
Recommended