Ora News - Ndotja e lumit Buna: Pulat e ngordhura u groposën por shiu i nxorri në lum
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Janë ngritur grupe pune për pastrimin e zonës tek Lumi Buna ku janë konstatuar shpendë dhe kafshë të ngordhura.

Nga brigjet e lumit Buna ku inspektoi nga afër punën për pastrimin e zonës nga ndotja e ditëve të fundit, ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi tha se ajo çfarë ka ndodhur është një krim mjedisor dhe dënohet sipas Kodit Penal e jo vetëm me gjobë. Hetimet tashmë kanë filluar dhe shkaktarët e këtij krimi do të vihen para ligjit, pa asnjë tolerim u shpreh ministri Klosi.

Ai paralajmëroi bizneset, pushtetin lokal por dhe qytetarët të tregohen të kujdesshëm me trajtimin e mbetjeve. Lumenjtë nuk janë vende për depozitimin e tyre dhe kushdo që do t?i trajtojë si të tillë do të përballet me ligjin.

Një grup pune nga agjencia e zonave të mbrojtura, inspektoriati veterinar dhe bashkia shkodër nën drejtimin e prefekturës së këtij qarku, po pastrojnë lumin dhe kanë groposur sipas të gjitha kushteve higjenike një sasi të konsiderueshme pulash të ngordhura. Aksioni do të vijojë deri në krehjen e plotë të zonës.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nisin-hetimet-ndotjen-e-lumit-buna

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended